Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mjedisi, të parët për taksa, të fundit për shpenzime!

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2019, 11:38 | Ekonomi
Mjedisi, të parët për taksa, të fundit për shpenzime!

Taksat mjedisore u kushtojnë shqiptarëve më shumë se çdo qytetari tjetër europian. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të ardhurat që qeveria mbledh nga taksat e energjisë, transportit, ndotjes dhe burimeve natyrore arrijnë në mbi 47 miliardë lekë.

Kjo përbën rreth 12.92% të totalit të të ardhurave tatimore dhe kontributeve shoqërore, dyfishi i peshës që zë në Bashkimin Europian. Të vetmet që i afrohen niveleve të Shqipërisë janë shtetet e Europës Lindore, që kanë një çmim më të shtrenjtë të karburanteve dhe një flotë më të vjetër të automjeteve.
Ndërsa në anën tjetër për peshën më të ulët të kësaj takse qëndrojnë shtetet më të zhvilluara europiane si Luksemburgu, Gjermania, Suedia dhe Franca.

Që pas vitit 2013 në vendin tonë vërehet një rritje e të ardhurave nga taksa e transportit, në raport me taksat e energjisë, që kanë ardhur në rënie. Por me gjithë nivelin e lartë të parave që hyjnë në buxhet, problematike mbeten shpenzimet për të parandaluar dhe frenuar ndotjen. Për vitin aktual, fondi i planifikuar për mbrojtjen e mjedisit arrin në vetëm 1.2 miliardë lekë, apo 0.08% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke e krahasuar sërish me Bashkimin Europian, shpenzimet për mjedisin zënë 10 herë më pak peshë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu