Polici ngacmoi 15-vjeçaren, nëna e vajzës: Fillimisht nuk më pranuan denoncimin

Një punonjës i policisë në Malësinë e Madhe është vënë në pranga policia, pasi dyshohet së ka ngacmuar seksualisht më një të mitur.

Bëhet fjalë për shefin e policisë në Gruemirë Berhan Bajrakurti. Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të prindërve, të 15-vjeçares. Këta të fundit kanë parë videot në telefonin e vajzës së tyre dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Reporteri i A2CNN në Shkodër raporton se: “Materiali është regjistruar në banesë personale. Video është gjetur nga nëna e vajzës dhe më pas është dorëzuar nga ajo në media, e më tej edhe në polici. Nuk i kanë pranuar denoncimin, të paktën sipas saj, e cila shprehet se në polici i kanë thënë që të mos merret me atë person pasi është malësor e me “Rilindjen”. Disa orë pasi video është bërë publike, është bërë shoqërimi i policisë”.

Ngjara në Malësinë madhe vjen pas asaj të Kavajës ku një 13-vjeçare u abuzua nga disa bashkëmoshatarë të saj. Shoqëria civile protestoi sot në Shkodër, kundër abuzimeve seksuale dhe dhunës.

Shkarkoni aplikacionin e A2