Pushimet e padrejta nga puna, do të paguajmë 11.6 mld lekë

Pushimet e padrejta nga puna vetëm për vitin 2018 do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 1.7 miliardë lekë.

Janë rreth 2700 pagesa që duhen bërë, për të shlyer dëmshpërblimet e vendosura nga gjykatat për pushime të padrejta nga puna në administratën publike qendrore dhe atë vendore. Dhe kjo vetëm për një vit.

Pasi sipas të dhënave, nga viti 2014 e më pas, në total taksapaguesit shqiptarë duhet të paguajnë një shumë prej 11.6 miliardë lekësh për pushimet e padrejta nga puna.

Ministria e Ekonomisë dhe Financave është institucioni që kryeson listën me numrin më të madh të pushimeve nga puna. Kjo edhe për faktin se në varësi të këtij dikasteri janë dy institucione kryesore, si Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe ajo e Doganave.

Largimet nga puna, qytetarët: Të ndëshkohen përgjegjësit

Qytetarët shprehin shqetësim për kostot marramendëse që shteti duhet të paguajë për të gjithë ata që janë pushuar padrejtësisht nga administrata. Ata kërkojnë që të merren masa ndëshkimore për të gjithë përgjegjësit për largimet që kanë shkaktuar dëm, si e vetmja mënyrë për të zhdukur fenomenin.


Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN