Rikthehet Champions me përballje “titanësh” – A2

Rikthehet Champions me përballje “titanësh”

Rikthehet këtë mesjavë Champions League, me 16 skuadrat më të mira të kontinentit.

Manchester United-PSG është sfida më e rëndësishme e së martës. “Djajtë e kuq”, tanimë pa Murinho-n në pankinë kërkojnë të marshojnë drejt çerekfinaleve, pasi nuk njohin asnjë hap fals që pas ardhjes së Solskjaer.

Në krahun tjetër, Parisi duhet të konfirmohet pa Neymar në formacion. Ndeshja tjetër e së martës është Roma-Porto. Të mërkurën ndërkohë luhen Tottenham-Dortmund dhe Ajax-Real Madrid.

Shkarkoni aplikacionin e A2