Shella: Paguhen 3 paga për një vend pune

Shteti shqiptar po paguan aktualisht rreth 3 paga për një vend pune. Kështu ka deklaruar Gerti Shella, drejtues i INFOCIP, që ka hartuar edhe studimin për kostot financiare të shkarkimeve të padrejta nga puna.

Shella shpjegon se 77% e ankimuesve në gjykatë kanë fituar të drejtën e tyre, për të përfituar deri në 30 paga dëmshpërblim.

Sipas të dhënave të studimit, shkarkimet nga puna janë kryesisht në nivel drejtuesi dhe arsyeja kryesore janë rotacionet politike.