Stoltenberg: FSK nuk shkon në veri pa miratimin e KFOR

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pati kritika të ashpra ndaj Kosovës para takimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare. Ai nënvizoi se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri të vendit pa marrë miratimin e KFOR.

Pavarësisht kritikave, Stoltenberg tha se Aleanca Ushtarake do të asistojë transformimin e FSK-së në Ushtri. Gjithashtu rikujtoi se misioni i KFOR-it do të mbetet i pandryshuar. Stoltenberg foli edhe për taksën e vendosur nga qeveria e Kosovës për produktet serbe. Ai tha se disa vende anëtare të NATO-s janë të zhgënjyera me këtë vendim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN