Vidhet dyqani i celularëve në Tiranë, autorët shkatërruan qepenin

Një dyqan celularësh pranë zonës së “Selvisë” në kryeqytet është vjedhur mëngjesin e ditës së martë.

A2CNN mëson se autorët kanë arritur të shkatërrojnë qepenin e më pas të futen në dyqan duke marrë sende me vlera.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15 minuta, ndërsa vlera e mallit të marrë nga grabitësit është e paqartë.