16 shkurti, Basha: Pas gardhit të policëve janë hajdutët

Pas takimeve në qytet me banorë e tregtarë të ndryshëm, kreu demokrat ritheksoi se në 16 shkurt fjalën e kanë qytetarët, duke u kujtuar edhe skenën e protestës, qytetarët në shesh, gardhi i policeve dhe godina kryeministrore.

“Të vërshojë sovrani në sheshet e Tiranës, referendumi më i madh popullor që do t’i japë fund kësaj qeverie bandite. Të shtunën, mos harroni në anën tjetër të gardhit të policëve të poshtëruar është hajduti që është kapur duke vjedhur paratë tuaja dhe në anën tjetër është shumica e popullit shqiptar që është vjedhur nga kjo qeveri. Ndaj, të shtunën, më shumë se çdo ditë tjetër, bota do ta shohë se si e ka katandisur shtetin Edi Rama”, tha Basha nga Burreli.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN