“16 shkurti”, PD: Rama po tenton të bllokojë protestën

Partia Demokratike, me anë të Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama se po tenton të sabotojë protestën e 16 shkurtit.

Sipas Bardhit, bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës dhe rrugës së Kamzës janë tentativa e radhës së dështuara të Ramës.

“Ka urdhëruar bllokim e dy akseve që lidhin Tiranën me Jugun dhe Veriun. Ai mendon se do të bllokojë gjysmën e Shqipërisë të vijë në protestë. Po paralajmërojmë që tani çdo kompani ndërtimi që të mos nxjerrë në rrugë as makineri, që do të cenonte protestuesit të vinin në Tiranë. Në të kundër, fati i tyre është i njohur”, tha Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN