Lulzim Basha: Të shtunën nis shembja e sistemit. PD rindez motorët e ekonomisë – A2

Lulzim Basha: Të shtunën nis shembja e sistemit. PD rindez motorët e ekonomisë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimet e tij me qytetarët në prag të protestës së ditës së shtunë. Sot, Basha ishte në Burrel nga ku u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Ai u shpreh se të shtunën nis largimi i sistemit të kalbur. Basha tha se PD ka zgjidhjen për të rindezur motorët e ekonomisë.

“Taksat më të ulëta në Ballkan do të rikthejnë besimin, por edhe motorët e ekonomisë të rindizet. Ne i kemi zgjidhjet për të papunët, për studentët, për minatorët, për fermerët, ne i kemi zgjidhjet. Me ndihmën tuaj, me votën e shqiptarëve të lirë ne do t’i bëjmë këto zgjidhje realitet. Para kësaj dite na pret një betejë vendimtare. Beteja është fare e thjeshtë. Çdo popull ka qeverinë që meriton. Në Europë kjo qeveri do të kishte rënë menjëherë dhe gjysma e tyre do të ishin sot në burg. Ditën e shtunë keni mundësinë që me bashkimin dhe vendosmërinë tuaj t’i tregoni Europës se jemi popull Europian. Ditën e shtunë merr fund largimi i shqiptarëve nga padrejtësive dhe fillon largimi dhe shembja e këtij sistemi të kalbur antipopullor dhe antieuropian”, tha Basha.

Shkarkoni aplikacionin e A2