Gjonaj: Abuzime me pronat, masa për 16 specialistë të ZRPP-së Durrës – A2

Gjonaj: Abuzime me pronat, masa për 16 specialistë të ZRPP-së Durrës

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar sot në konferencë për shtyp se nga kontrollet e ushtruara nga task forca që po kontrollon abuzimet e ZRPP-së në Durrës, që u finalizuan në janar me shkarkimin  e drejtorit të saj, janë evidentuar shkelje të tjera që rezultojnë në masa të reja administrative.

Për ministren, task forca “ka vrojtuar se nga praktikat janë zbatuar aplikime jashtë afateve, sistemi online i aplikimeve nuk pasqyron situatën reale të praktikave sepse nuk është përdorur në të gjitha fazat” , duke shtuar që aktet e verifikimit “nuk kanë qenë bazuar në ligj” në fushën e pronave të paluajtshme, nga momenti që është kërkuar nga kjo zyre në mënyrë abuzime një dokumentacion i panevojshëm”.

Për këtë arsye janë larguar nga puna gjashtë specialist te regjistrimit dhe hartografisë dhe vërejtje me shkrim për 10 të tjerë, duke çuar në 31 masat administrative ndaj kësaj zyre nga janari i kaluar.

Shkarkoni aplikacionin e A2