Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Historia e maskës që lakmojnë aktorët

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2019, 13:16 | Aktualitet
Historia e maskës që lakmojnë aktorët

Ishte viti 1976 kur trofeu i parë Bafta iu dedikua aktorit Charlie Chaplin. Maska e punuar në bronz, prej kësaj dite u bë një nga trofetë më të kërkuar nga artistët. Ata do të punonin gjatë gjithë vitit në kërkim të kësaj maske trofe.

Por, cila është historia e trofeut Bafta dhe si realizohet?

CNN ka publikuar një video ku tregohet një pjesë e punës deri në krijimin e plotë të trofeut që sot ëndërrojnë aktorët. Forma e parë e trofeut Bafta daton në vitin 1955, kur Andew Miller Jones, një producente televiziv porositi maskën tek skulptori Mitzi Cunliffe, si dhuratë për një artist. Me kalimin e viteve, kjo maskë teatrale tragjikomike, nisi të pasurohej me elementë të tjerë artistikë.

Fillimisht, u shtuan disa simbole në brendësi të maskës, në njërin sy një atom, ndërsa në tjetrin një ekran për të dhënë idenë e ndërthurjes së dramës edhe teknologjisë së përdorur nga kinemaja.

Maska ka mbetur e njëjta, ajo që u përdor që nga krijimi i British Academyof Film and Television Arts, ose njohur ndryshe BAFTA, në 1976.Trofeu Bafta vijon të punohet me dorë, në detajet që u përcaktuan që në edicionin e parë të çmimeve Bafta, dhe në të njëjtën kompani, në West Drayton, në Londër.

A2 CNN Livestream

Dita jonë