Ndoka: Opozita është gati të marrë përgjegjësi

Për të folur për marrëveshjen e propozuar nga PD për partitë aleate, por edhe për aktualitetin politik në vend e protestën e së shtunës, ishte i ftuar në “Ditarin” e orës 09:00 në A2CNN kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Sa i përket marrëveshjes me PD, Ndoka u shpreh: “Më tepër është një marrëveshje parimore që opozita e bashkuar gjykoi që duhet të biem dakord, jo thjesht para protestës sepse ajo është më e rëndësishme se marrëveshjet. Është një konsultë që ne e vazhdojmë prej kohësh”, tha Nard Ndoka.

Nard Ndoka foli edhe për protestën e ditës së shtunë, e cila do të mbahet në Tiranë nga opozita: “Detyrë kryesore e opozitës sot është respektimi i qytetarëve. Pothuajse mazhoranca i ka shpallur luftë qytetarëve. Ne i kemi premtuar qytetarëve që jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi në këto momente. Basha i ka dhënë zgjidhje mjaft probleme me premtime konkrete. Është përpjekur që opozita të ketë një alternativë të garantuar. Është hera e parë që qeveria përballet me grupet e interesit”, tha Ndoka.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN