Përmbyset autobusi në Maqedoni, 14 të vdekur

14 persona humbën jetën nga një aksident i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në autostradën Shkup – Tetovë, kur një autobus i linjës ndërqytetëse doli nga rruga dhe u përmbys në fshatin Llaskarcë, duke bllokuar në të edhe pasagjeret.

Këtë e konfirmoi në mbrëmje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe i cili shtoi se numri i të plagosurve që janë shtruar në spitalet e Shkupit shkon rreth 40. Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende. Në vendngjarje shkoi menjëherë grupi hetimor ndërkohë që është kërkuar autopsia e trupave të të ndjerëve, por edhe analiza të hollësishme për drejtuesin e mjetit.

Sipas kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, pjesa më e madhe e udhëtarëve kanë qenë nga ky qytet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN