Shqiptarët të lidhur më trafikun e mbi 2 tonë kokainë

Prokuroria e Landit në Bavari ka bërë gati aktakuzën për një nga proceset më të mëdha gjyqësore kundër trafikut të kokainës në Gjermani, ku janë të përfshirë edhe kriminelë shqiptarë.

Janë 8 personat e dyshuara të jenë pjesë e një rrjeti që ka kontrabanduar  rreth dy tonë kokainë në Gjermani, nga shtatori i vitit 2017 deri në prill të 2018-s.

Policia e zbuloi krimin rastësisht në shtator të 2017-s, kur në disa supermarkete të Bavarisë së Ulët ishin dërguar kuti me banane, ku ishin gjetur pako me kokainë.

Hetimet zbuluan se kokaina mbërrinte nga Ekuadori. Banda hajdutësh, që vinin enkas nga Shqipëria hynin në depot ku ruheshin frutat, duke rrëmbyer lëndën narkotike. Grupi kontrollohej dhe drejtohej nga Hamburgu.

40 vjeçari shqiptar, Alberto K. mendohet të ketë qenë drejtues, ndërsa 25 vjeçari Klajdi D.  përmendet si organizator i vjedhjeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN