Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tatimet: 6 muaj vonesa, borxhi shlyhet në korrik

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2019, 15:30 | Ekonomi
Tatimet: 6 muaj vonesa, borxhi shlyhet në korrik

Tatimet pranojnë se janë në borxh me biznesin. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curri ka deklaruar se presioni i shtuar për rimbursime të TVSH-së, ka krijuar një vonesë prej 6 muajsh.

Sipas tij, Drejtoria e Tatimeve po punon me Ministrinë e Financave për të rritur ndjeshëm fondet e planifikuara për rimbursimet, për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi që po dëmton sipërmarrjet.

Gjatë vitit të kaluar, rimbursimet e dhëna kapën vlerën e 14.5 miliardë lekëve, ndërsa për 2019 synohet që shuma të rritet në 19 miliardë lekë. Sipas Currit, në kryerjen e pagesave tatimet ndjekin radhën sipas datës së miratuar për rimbursim, për të mos krijuar diferencime mes bizneseve.

Deklarata u bë gjatë një tryeze të organizuar nga Dhoma Amerikane e tregtisë, ku sipërmarrjet ngritën shqetësimet e tyre ndaj sistemit tatimor.

A2 CNN Livestream

Dita jonë