Temperatura të ulëta dhe erë e fortë

Orët në vijim, mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare; më të dukshme në verilindje dhe juglindje të vendit, ndërsa mundësia për reshje të izoluara dëbore, mbetet edhe sot në ekstremin Verior. Temperaturat janë ulur me 3-4°C në mëngjes, duke shënuar minimumin -7°C në zonat malore dhe deri -1°C në zonat e ulëta. Ndërsa mesdita do të shënojë maksimumin deri 12°C.

Europa – Në juglindje të kontinentit dhe kryesisht pellgu i Egjeut vijojnë me reshje shiu e dëbore; Po ashtu reshje të pakta dëbore do të ketë pjesërisht Veriu i Europës, ndërsa kthjellimet dominojnë zonat Perëndimore dhe Qendrore të kontinentit.

Temperaturat janë ulur me 4°C nga verilindja në juglindje deri poshtë në Libi-Egjipt, por do të rriten ndjeshëm temperaturat në zonat Perëndimore dhe Qendrore të Europës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN