Zaev dhe Tsipras kandidohen zyrtarisht për çmimin Nobel

Kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras dhe homologu i tij maqedonas, Zoran Zaev janë kandiduar zyrtarisht për çmimin Nobel për Paqen.

Kjo është konfirmuar nga mediat shtetërore të Athinës që citojnë një raport të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA.

Dy kryeministrat u propozuan fillimisht nga disa grupe të Parlamentit Evropian për kontributin e tyre në zgjidhjen e mosmarrëveshjes shumëvjeçare për emrin e Maqedonisë.

Medalja e çmimit Nobel

 Tsipras dhe Zaev u vlerësuan edhe me çmimin Evald von Kleist, të cilin do ta tërheqin në Konferencën e 55 të Sigurisë në Mynih që mbahet me 16 shkurt.

Ky çmim jepet që prej vitit 2009 dhe vlerëson zyrtarët që arrijnë paqen përmes dialogut.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN