Basha: Këtu ka rënë shteti dhe ky është morti i dytë – A2

Basha: Këtu ka rënë shteti dhe ky është morti i dytë

Pas fjalës së kryeministrit Rama për Maqedoninë e Veriut dhe pak para pezullimit të seancës të Kuvendit për shkak të aksidentit mes Edi Palokës dhe kryeministrit Rama,  lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori fjalën dhe duke përshëndetur kreun e Parlamentit të Shkupit Talat Xhaferi tha se “mesazhi i shpresës së këtij votimi, ndodh në kontekstin e një morti”.

Pasi lideri i demokratëve nënvizoi se rezultati historik për fqinjët e Maqedonisë së Veriut erdhi si rezultat i “qëndrimit të përbashkët të faktorit shqiptar”, Basha iu rikthye situatës në vend duke deklaruar që “kush jemi ne që të merremi me hallet e Maqedonisë, këtu ka rënë shteti dhe ky është morti i dytë”.

Basha vijoi duke radhitur akuzat për korrupsion ndaj Qeverisë, faktin që sipas tij “Shqipëria nuk do të marrë hapjen e negociatave”.  

Shkarkoni aplikacionin e A2