Filmohet për herë të parë leopardi i zi

Kërkuesit e kopshtit zoologjik të San Diegos kanë konfirmuar prezencën e një leopardi të zi vërtet të rrallë, në rajonin Laikipia të Kenias. i quajtur ndonjëherësi pantera e zezë, Leopardi i rrallë është filmuar nga disa kamera, të vendosura në park për qëllime studimi. Studiuesit thonë se kanë pasur indicie për leopardë të zinj që jetojnë në Kenia por kurrë më parë nuk kishin siguruar foto apo pamje të tyre.

Leopardët afrikanë kanë gamën më të madhe të llojeve të ndryshme të leopardit por me këtë ngjyrë janë vërtet të rrallë. Melanizmi është një mutacion gjenetik i rrallë, që bën që lëkura e leopardit gjatë ditës është krejt e zezë por fiksuar në foto me rreze infra të kuqe, gjatë natës shfaqet me pika të kuqe dhe kjo e bën të veçantë.

Ai jeton në këto zona pasi pylli i dendur dhe hijet e pemëve, ofrojnë sfondin e errët të nevojshëm për kamuflazh. Për më shumë se 100 vjet, kërkuesit janë munduar të sigurojnë pamje të këtij leopardi por ka qenë e pamundur. Leopardët e këtij lloji konsiderohen specie në zhdukje.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN