Gjak kobre, helm akrepi dhe ushqim me krimba, stërvitja e marinsave amerikanë në xhunglën e Tajlandës – A2

Gjak kobre, helm akrepi dhe ushqim me krimba, stërvitja e marinsave amerikanë në xhunglën e Tajlandës

Marinsat amerikanë janë fotografuar duke pirë gjak kobre, helm akrepash dhe duke ngrënë krimba, si pjesë e një stërvitjeje mbijetese në xhunglën tajlandeze.

Stërvitja ekstreme zhvillojet çdo vit dhe përveç marinsave amerikanë dhe atyre tajlandezë, në të marrin pjesë edhe forca ushtarake nga Singapori, Japonia, Kina, India, Koreja e Jugut, Indonezia dhe Malajzia.

Rreth 4500 trupa amerikane do të marrin pjesë në stërvitje ku përveç sfidave ekstreme do të punohet për organizimin e operacioneve të shpëtimit dhe ndihmës në rastet e fatkeqësive natyrore. Stërvitja ka nisur më 13 shkurt dhe përfundon më 22 shkurt.

Shkarkoni aplikacionin e A2