Icardi i izoluar, në rrezik edhe ndaj Sampdorias

Rreth 1 vit më parë Mauro Icardi paraqitej në Apiano Gentile, në mënyra të bujshme. Plot stil dhe si aksush tjetër ylli i ekipit zbriste në fushë nga helikopteri së bashku me familjen.

Ndërsa tashmë të gjitha këto privilegje janë zhdukur. Tashmë vetmia e Icardit është e qartë, teksa sulmuesi argjentinas është shfaqur në qendrën stërvitore të zikaltërve, duke kryer disa seanca fizioterapie në gjurin e djathtë, një lëndim për të cilin askush nuk ka patur informacion.

 Pas heqjes së shiritit të kapitenit, Mauro Icardi ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën drejt Austrisë, në ndeshjen ndaj Rapidit të Vjenës, për Europa League. Madje, sulmuesi argjentinas rrezikon grumbullimin edhe për ndeshjen ndaj Sampdorias në fundjavë. Klubi është i vendosur në ndërrimin e kapitenit dhe për këtë nuk ka kthim mbrapa.

Vetë trajneri Spalletti dhe shumica dërrmuese e tifozëve janë dakord me vendimin e drejtuesve zikaltër. Kjo lëvizje nuk është ndikuar aspak nga por për shkak se skuadra nuk ka patur qetësinë dhe rezultatet e duhura për shkak të tensioneve mes Mauro Icardit dhe bordit zikaltër. 

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN