Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Lleshaj “konfirmon” Ardi Veliun: Nuk dua besnikë personalë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2019, 21:34 | Politikë
Lleshaj “konfirmon” Ardi Veliun: Nuk dua besnikë personalë

Në emisionin “I Ftuari” të Endri Xhafos, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u pyet edhe për ndryshime të mundshme në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit.

Ai u shpreh se nuk kërkon besnikë personal, por është besnik i sistemit.

“Unë besoj te proceset, te sistemet më shumë se sa të njerëzit. Nuk besoj se çdo njeri që vjen në detyrë duhet të largojë të gjithë njerëzit. Edhe politikani duhet ta synojë suksesin me njerëzit që ka. Unë kërkoj besnikëri ndaj ligjit, ndaj Kushtetutës.

Për sa kohë ata drejtues janë besnik ndaj qytetarëve dhe ligjit, janë besnik edhe ndaj meje, janë miqtë e mi. Jo vetëm Ardi Veliu, të gjithë qëndrojnë. Unë besoj te njerëzit në mënyrë paraprake. Sigurisht që gjithsecili duhet ta justifikojë bonusin që merr nga unë”, tha ministri Lleshaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani