Malaj: Ministrja e re të tregojë nivelin e borxhit – A2

Malaj: Ministrja e re të tregojë nivelin e borxhit

Në një kohë kur Kontrolli Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përplasje të forta me Ministrinë e Financave për nivelin e borxhin, por edhe kur FMN e Banka Botërore raportojnë shifra të ndryshme nga ato të qeverisë, një nga ish ministrat më afatgjatë të financave shqiptare, Arben Malaj i rekomandon ministres së re, Anila Denaj që të raportojë në parlament sesa e ka gjetur nivelin e këtij treguesi, kur ka hyrë në zyre.

“Pasi merr detyrën duhet të raportojë në komisionin përkatës. Ajo ka marrë përsipër përgjegjësinë të jetë krye menaxherja e parave të të gjithë shqiptarëve. Gjëja e parë që thotë është gjeta kaq para, kaq janë detyrime, kaq janë neto. Duhet të vendosim disa praktika moderne që edhe ministrja të bëhet më e përgjegjshme, më transparente, sepse ne nuk e dimë”

Arben Malaj, ish-ministër i Financave

Malaj shpjegon se qeveria duhet të fokusohet tek ekonomia reale, për të ndalur valën e emigrimit, si një nga problemet kryesore, me të cilin po përballet aktualisht vendi.

Shkarkoni aplikacionin e A2