Manastirliu: Nga marsi përmirësohet situata e mjekëve në rrethe

Përurime në infrastrukturë por edhe dhunë ndaj mjekëve, personel që ikën në masë drejt vendeve të perëndimit, por edhe shumë që kthehen. Për të bërë një bilanc për gjendjen e shëndetësisë shqiptare në studiot e A2 ishte e ftuar ministrja Ogerta Manastirliu.

Referuar kronikave të fundit, Manastirliu dënoi me forcë dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe, siç kishte deklaruar edhe më parë, përsëriti iniciativën e saj për të ashpërsuar masat e parashikuara nga kodi penal për kanosjen ndaj mjekëve dhe infermiere.

Për të parandaluar edhe kontaktet e tepruar me familjarët e pacientëve, ajo deklaroi edhe që do të ketë një aplikim më i rreptë i orareve të vizitave.

Ogerta Manastirliu në studiot e A2

Rastet e dhunës dhe kushteve të punës janë edhe ndër shkaqet kryesor e të braktisjes së dhjetëra mjekëve drejt vendeve perëndimore.

Sipas Manastriliut, “fenomeni është rajonal, dhe ne po i përgjigjemi si i gjithë rajoni kemi rritur pagat 10% në 2017 dhe 7% në 2018, kemi bonuse 2 milionë e gjysmë lekë për specialistët që transferohen në rrethe”.

Ministrja e Shëndetësisë jep edhe një lajm të mirë. “Brenda shkurtit do diplomohet grupi i parë i specializantëve, dhe 157 prej tyre ka firmosur kontrata për t’u atashuar në spitalet rajonale”.  Sipas saj, ata do shpërndahen në spitalet që kanë më shumë nevojë, sidomos ne Veri, duke përfaqësuar “një përmirësim të dukshëm” nëpër rrethe duke filluar nga muaji i marsit.    

Por sfida  më e madhe për Manastirliun  është rikrijimi “ i  raportit të besimit pacient – mjek. Kemi qenë në kushte të vështira në infrastrukturë por me besim të madh tek mjeku, tani duhet ta rindërtojmë këtë raport”.

Së fundmi, e pyetur në qoftë se do të punonte me kaq pasion edhe si kandidate për Bashkinë e Tiranës, lajm që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ajo i përgjigjet duke “vlerësuar maksimalisht  punën  që kryetari i Bashkisë ka bërë në mandatin e parë, e bindur që do të vijojë njësoj në mandatin e dytë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN