Merr fund epoka e superavionëve

Merr fund epoka e superavionëve A380. Kompania europiane Airbus njoftoi se në vitin 2021 do të ndalë prodhimin e modeleve ikonë dhe avionëve më të mëdhenj të pasagjerëve, me të cilat dikur premtoi të revolucionarizojë udhëtimet ajrorë.

Vendimi u mor pasi një prej klientëve kryesor të Airbus, kompania ajror e Emirates me bazë në Dubai, I reduktoi ndjeshëm porositë për avionët gjigandë. Avionët e kushtueshëm e patën të vështirë të konkurrojnë me modelet më të vogla dhe me efikase. Në një deklaratë, Airbus tha se Emirates Airline do të reduktonte porosinë nga 162 deri në 123 avionë A380.

“Si rezultat i këtij vendimi ne nuk kemi më bazë për të mbështetur prodhimin e A380, pavarësisht përpjekjeve për shitje gjatë viteve të fundit. Kjo na detyron të t’i japim fund prodhimit në vitin2021”
Tom Enders, shef ekzekutiv i Airbus

Vendimi pritet t’i kushtojë vendin e punës nga 3 mijë deri në 3500 personave. Kompania nuk e specifikoi se cilat vende pune apo zona do të preken, por tha se rritja e prodhimit të modelit tjetër A320 do të ofronte mundësi të reja. Avioni i bollshëm, që konsiderohej si një prej aventurave më të mëdha industriale të Europës, pëlqehej shumë nga pasagjerët po ndërtimi I tij ishte I komplikuar dhe I kushtueshëm.