Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

NATO e shqetësuar për largimin e SHBA dhe Rusisë nga pakti bërthamor

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2019, 15:10 | Bota
NATO e shqetësuar për largimin e SHBA dhe Rusisë nga pakti

Njoftimi i Rusisë për tërheqjen nga traktati për forcat bërthamore me rreze të mesme, e ka trazuar aleancën veri-atlantike. Çështja dominoi takimin e ministrave të mbrojtjes së NATO-s, ku u parashtrua dilema se si do t’i përgjigjej aleanca rrezikut të raketave ruse.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg gjendja është serioze. Tani duhet menduar për një botë pa paktin e çarmatosjes, ishin fjalët e tij. Megjithatë, Stoltenberg shpreson ende se traktati mund të shpëtohet.

“Pres të takoj ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov në Mynih dhe mendoj se është e rëndësishme të dialogojmë me Rusinë, veçanërisht kur përballemi me kaq shumë çështje të vështira”.

Jens Stoltenberg

Aleanca transatlantike nuk do që të nxitohet për të gjetur përgjigjen e përshtatshme. Kjo u bë e qartë qenë fillim të takimit dyditor të Këshillit të Mbrojtjes në Bruksel, takimi i parë i NATO-s që kur SHBA, e bëri të qartë se në fillim të shkurtit do të dalë nga pakti për forcat bërthamore me rreze të mesme veprimi.

Ministrja gjermane e Mbrojtjes Ursula von der Leyen nuk përjashton hë mundësinë e një përforcimi atomik të Europës. Në agjendën e diskutimeve ishte edhe misioni i KFOR, i cili sipas Stoltenberg vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin e të gjithë Ballkanit Perëndimor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani