“Njolloset” Kuvendi, Paloka hedh bojë mbi Ramën | FOTO

Seanca për ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është “njollosur” nga një incident, pasi deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka hedhur bojë në drejtim të Kryeministrit Rama.

Paloka iu afrua Ramës ndërkohë që ai po fliste nga vendi duke i kërkuar falje Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë për fjalën e mbajtur më parë nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. “Ju kërkoj ndjesë zoti Xhaferi. Por miku që sapo foli nuk i mendon ato që sapo foli”, tha Rama.

Debati në Kuvend vazhdoi edhe për disa minuta pasi Paloka refuzoi të largohej nga salla, pavarësisht thirrjeve të Kryetarit Gramoz Ruçi. Ndërkohë, pas mbledhjes së Byrosë së Kuvendit u vendos përjashtimi i Edi Palokës me 10 ditë nga punimet.

Edhe pse mbi 50 deputetë të opozitës kishin regjistruar emrin për të folur mbi ratifikimin, për shkak të incidentit nuk foli asnjëri prej tyre dhe në fund protokolli u votua nga të dy palët.

Reagimi i Ramës në Instagram

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN