Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përplasja për taksën, delegacioni i Kosovës dërgon platformën në Kuvend

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2019, 22:35 | Kosova
Përplasja për taksën, delegacioni i Kosovës dërgon

Përplasjet mes presidentit dhe kryeministrit të Kosovës për taksën ndaj mallrave serbe po shtohen. Ramush Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi porosisë së Hashim Thaçit, i cili pas takimit me ambasadorin amerikan në Prishtinë kërkoi pezullimin e tarifës pasi në të kundërt tha se rrezikoheshin marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. Takimi i krerëve të institucioneve dhe delegacionit shtetëror për bisedimet me Serbinë i vuri ata ballë për ballë.

“Amerika flet vet – as presidenti, as unë dhe as dikush tjetër nuk është zëdhënës i Amerikës. Nuk kanë nevojë të flasin për të, ata flasin vet, dinë me fol dhe i shpjegojnë gjërat”, tha Haradinaj.

Përtej përplasjeve për taksën, liderët shtetëror të Kosovës janë dakorduar lidhur me platformën për dialogun me Serbinë.

Pavarësisht kësaj dakordësie, duket se opozita kundërshton në tërësi delegacionin shtetëror për besimet me Serbinë. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti thotë se platformë e vetme për dialogun është kushtetuta e Kosovës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë