Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Protesta e 16 shkurtit, Soreca: Manifestim paqësor, jo dhunë

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2019, 17:43 | Aktualitet
Protesta e 16 shkurtit, Soreca: Manifestim paqësor, jo dhunë

Ambasadori i BE në Tiranë bën thirrje për zhvillimin e një manifestimi paqësor në 16 shkurt. Në një intervistë për DW, Luigi Soreca i bën thirrje palëve të përfshira të parandalojnë incidentet e dhunës, për të mos cenuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Presim një manifestim paqësor, që të mos kthehet në dhunë. Kjo është një thirrje për të gjitha palët e përfshira. Shqipëria duhet të fokusohet te detyrat që ka përpara dhe të gjitha palët duhet të bashkëpunojnë. Nuk ka kohë për të humbur, është koha për të shprehur mendime dhe pastaj të mendojmë për të mirën e të gjithë shqiptarëve”, tha Soreca.

DW thekson se apeli i ambasadori të Bashkimit Europian, vjen mes raportimeve se në protestën e organizuar nga opozita do të marrin pjesë edhe individë që do të kryejnë akte dhune.

"Mendoj se të gjithë e duan Shqipërinë dhe të ardhmen. Dhuna nuk do t'i lejojë ata që dëshirojnë të flasin që zëri i tyre të dëgjohet. Dhuna nuk ndihmon në përçimin e mesazhit. Ndaj thirrja ime është për ta: Flisni pa dhunë dhe mesazhi juaj do të dëgjohet”, u shpreh ambasadori.

A2 CNN Livestream

Dita jonë