Rashica në radarët e klubit anglez

Milot Rashica është shndërruar në një nga lojtarët më të mirë të Werder Bremen dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re.

Sipas “calciomercato”, Crystal Palace ka shfaqur interes për lojtarin e përfaqësueses së Kosovës, i cili deri tani ka shënuar pesë gola këtë sezon. Skuadra londineze dëshiron ta marrë në verë lojtarin, pasi me shumë gjasa do t’i largohet sulmuesi Wilfred Zaha.

Rashica iu bashkua Werderit në janar të vitit 2018 pasi më parë shkëlqeu për Vitessen në kampionatin holandez, ndërsa numëron edhe 19 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN