Ratifikohet anëtarësimi i Shkupit në Nato, Xhaferi: Nuk do ta harrojmë kurrë

Seanca e sotme u mbyll me ratifikimin unanim të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me 130 vota pro dhe asnjë kundër. Kreu i Parlamentit të vendit fqinj, Talat Xhaferi në përfundim të votimit mori fjalën.

Xhaferi nuk mungoi të përmend shkarazi incidentin e mëparshëm në Kuvend, ku deputeti Edi Paloka hodhi bojë ndaj kryeministrit Rama, duke thënë se ”dua të sigurojë që këto situata nuk janë të parat, i kam kaluar të gjitha, por mbi të gjitha qëllimi është miratimi i protokollit”.

Xhaferi shprehu kënaqësinë për mbështetjen që sipas tij është  “reflektim i mbështetjes së pakushtëzuar i një shteti vëllazëror”, ku “marrëdhëniet janë ndërtuar me fijet e forta te miqësisë por edhe të lidhjeve farefisnore”.

Kreu i Parlamentit përfundoi duke thënë që mbështetjen e Shqipërisë “do e mbajmë mend gjithmonë dhe gjithmonë kemi ditur t’i respektojmë miqtë tanë të vërtetë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN