Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rezervat e naftës te shteti, reagon MIE: Ul kostot për bizneset

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2019, 17:00 | Ekonomi
Rezervat e naftës te shteti, reagon MIE: Ul kostot për bizneset

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar pas shqetësimit të trajtuar edhe me ekspertë në A2 Business për draftin e ri që është hedhur për konsultim publik, atë të menaxhimit të rezervave të naftës nga shteti.

Sipas ministrisë, nuk do të rritet çmimi i naftës, por përkundrazi,  do të ulet, së bashku me kostot për bizneset. Drejtuesit e këtij dikasteri sqarojnë se rezerva e sigurisë zë të paktën 25% të kostove të produktit të blerë nga tregtarët. Kosto që do të ulen, duke u zëvendësuar me tarifat që do të vendosen nga qeveria.

Me aplikimin e këtij ligji, Ministria e Energjisë llogarit se për kompanitë në sektorin e hidrokarbureve do të ketë një reduktim të kostove të përgjithshme me mbi 15%.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu