Shën Valentini, festa që pushtoi Tiranën me zemra

Kryeqyteti është zgjuar me ngjyrën e pasionit këtë të enjte. Zemrat, muzika romantike dhe trëndafilat ishin simbolet më të dukshme edhe këtë mëngjes.

Niste në qendër me një foto pranë instalacionit plot zemra pranë bashkisë e përfundonte në rrugëtimin e partnerëve pranë liqenit artificial.

Si një festë të munguar, më së shumti ata që e shijonin këtë shëtitje së bashku ishin mosha e tretë, ata që dikur nuk merrnin dhurata dhe fjalët e ngrohta u dukeshin të tepërta.

Një mesazh dashurie nga liqeni artificiali e dha edhe kreu i bashkisë Erion Veliaj, që pavarësisht se nuk e kishte në krah bashkëshorten, kishte menduar për dhuratën edhe festën sot.

Të rinjtë dukeshin më pak festivë gjatë ditës, por nata në kryeqytet duket më premtuese për ta.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN