Tiranë, gjendet e vrarë me armë zjarri 49 vjeçarja pranë liqenit të Sharrës

Një grua pajetë është gjetur pajetë në afërsi të rezervuarit të njohur si “liqeni i Sharrës”, në Tiranë.

Trupi i saj është gjetur pak pas orës 8 të mëngjesit, dhe i përket një gruaje.

Pas verifikimeve nga forcat e rendit, u mësua që gruaja e identifikuar si 49 vjeçarja Lirie Xhepa është vrarë me armë zjarri.

Nuk dihen ende dinamikat dhe motivet e krimit, dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN