Tragjike në Shkodër, 21-vjeçarja i jep fund jetës, vetëhidhet nga ura

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Shkodër, ku një vajzë 21-vjeçare është vetëhedhur nga ura duke i dhënë fund jetës.

Mësohet se vajza, banuese në fshatin Stajka, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike duke u hedhur nga ura e Spatharit.

Sipas burimeve 21-vjecarja kishte pirë edhe disa medikamente dhe më pas është hedhur nga ura.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN