5 vitet e fundit, më të nxehtët e regjistruar ndonjëherë

5 vitet e fundit janë më të nxehtat e regjistruara ndonjëherë në histori, thotë zyrtarisht NASA.

“Ka qenë vërtet nxehtë. Në 5 vitet e fundit janë regjistruar temperaturat shumë të larta, duke na kthyer në shekullin XIX dhe me shumë gjasë qindra vite përpara. Edhe pse 2018-a nuk vendosi rekord të ri për temperaturat globale, së bashku 5 vitet e fundit, kanë shënuar 2 gradë celsius më shumë se shekulli XIX. dhe kjo nxehtësi nuk është vënë re vetëm në termometër por edhe në rritjen e nivelit të detit, shirat intensive dhe ndryshimet në ekosistem. Ky I nxehtë ka impakt të jashtëzakonshëm mbi akullin në arktik, në zonat tropikale, ku janë shënuar rritje të ndjeshme të temperaturave”

Gavin Schmit, drejtori Institutit për Studimet Hapësinore, NASA

Viti 2018, sipas NASA-s, ka shënuar vitin e katërt rresht më të ngrohtë që nga viti 1880, njësoj si tre vitet më përpara. Temperaturat në 2015-2016 janë drejtuar nga fenomeni “El Nino”, një event natyral që mund të prishë modelet e motit në mbarë botën dhe përcjell ngrohjen nga oqeani paqësor në atmosferë. Moti ekstrem përfshiu në vitin 2018 Kaliforninë dhe Greqinë, me furinë e zjarreve, thatësirë në Afrikën e Jugut dhe përmbytje në Indi.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN