“Dajti”: Kontrolle në banesat e gjyqtarëve, njërit i gjenden 20 000 euro në shtëpi – A2

“Dajti”: Kontrolle në banesat e gjyqtarëve, njërit i gjenden 20 000 euro në shtëpi

Prokuroria e krimeve të rënda ka nisur procedim penal për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës për 3 gjyqtarët e apelit të krimeve të rënda, që shpëtuan nga burgimi përjetë Dritan Dajtin, i dënuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009.

Pas nisjes së hetimeve dhe regjistrimit të procedimit penal, është lëshuar edhe urdhri i ekzekutimit për kontroll banese të tre gjyqtarëve. Operacioni është zhvilluar në 5 banesa të tre gjyqtarëve, në qytetet Tiranë, Vlorë dhe Lezhë. Mësohet se në banesën e gjyqtarit Skënder Damini është gjendur një shumë prej 20 000 eurosh.

Shkarkoni aplikacionin e A2