Damini merret në pyetje për 3 orë, kontrollohet edhe apartamenti në Vlorë

Apartamenti i Gjyqtarit Skënder Damini në Vlorë

Gjyqtari Skënder Damini është marrë në pyetje nga oficerët e policisë për më shumë se tre orë, pasi në banesën e tij u gjendën municione, por edhe 20 000 euro, të fshehura në sirtarët e veshjeve të brendshme. Avokati i tij konfirmoi se në banesën në Tiranë janë gjetur një pistoletë dhe 8 fishekë, një armë për të cilën deri një vit më parë gjyqtari kishte leje të rregullt.

Apartamenti i Gjyqtarit Skënder Damini në Vlorë

A2 CNN mëson se gjyqtari, një prej pjesëtarëve të trupës që pranoi gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, duke e shpëtuar nga burgimi i përjetshëm, ka dhënë shpjegime në lidhje me sendet e sekuestruara në banesën e tij në Tiranë. Përveç atyre të bëra publike, mësohet se Daminit i janë mbajtur edhe aparatet celularë, ndërsa ka edhe prova të tjera materiale të cilat nuk janë bërë të ditura, Daminit i janë mbajtur aparatet celularë.

Paratë e fshehura

Ndërkohë, është kontrolluar edhe shtëpia e tij në Vlorë, por nuk dihet çfarë është marrë prej aty. Policia e Vlorës ka mbërritur aty rreth orës 6:00, por është dashur mbërritja e orës 11:00 e djalit të gjyqtarit rreth orës 11:00 për të bërë të mundur kontrollin e banesës.

Mbi tre gjyqtarët rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsion, por edhe pse ende nuk është konfirmuar nga autoritetet, dyshohet se njëri prej tyre është larguar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN