Dhurata, muzikë, alkool dhe lot… Shën Valentini në Britani

Shën Valentini këtë vit në Britani është komentuar si më pak “eleganti” nga mediat ishullore.

Sigurisht, dhuratat nuk munguan, puthjet e përqafimet, por shumë të rinj u panë në rrugët e Birmingham, Newcastle dhe Leeds pas mesnate që kishin abuzuar pa masë me pijen.

Grupe vajzash e djemsh u fotografuan të veçuar në hyrje të lokaleve të natës, në fund shumë prej tyre përfunduar të shtrirë në rrugë si pasojë e abuzimit me alkoolin, ndërsa disa prej tyre u ndaluan edhe nga policia për prishje të qetësisë publike.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN