Dosja “Dajti” në ngërç, mbetet vendimi i pazbardhur

Hetimi i tre gjyqtarëve të dosjes “Dajti” fut në ngërç çështjen. Edhe pse, pas këtij vendimi, akuza bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, sot procesi ka mbetur në ngërç procedurial.

Tre nga 5 gjyqtarët që dhanë vendimin për Dajtin janë marrë të pandehur për “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Vendimi i dhënë nga Kolegji Penal i Apelit, duhet të zbardhet dhe askush veç gjyqtarëve që bënë shpalljen e tij, nuk mund ta bëjë tjetër. Në rast të kundërt, Gjykata e Lartë duhet të lë në fuqi vendimin e shkalles së dytë duke legjitimuar vendimin e tre gjyqtarëve që sot janë marrë të pandehur si të korruptuar në këtë çështje.

Indicjet e Prokurorisë për përfshirjen e trupës gjyqësore të përbërë nga gjyqtarë rrethesh erdhën pas kërkesave për hetim të vendimit nga institucione të tjera ligjzbatuese. Madje, në radhët e gjyqtarëve u përfol se ata ishin paguar me 300 mijë euro nga pala e paditur.

Tre gjyqtarëve të marrë të pandehur, ju janë gjendur shuma parash dhe municione luftarake, pas një kontrolli blic në banesat e tyre. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur me dy gjyqtarët e tjerë të pesçes gjyqësore, të cilët votuan kundër vendimit të pranimit të gjykimit të shkurtuar për Dritan Dajtin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN