Pak orë pas gjetjes së një trupi të pajetë pranë liqenit të Sharrës, zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë, e disata që përfshin një femër në javët e fundit.
Specialistët mendojnë se 49-vjeçarja është vrarë në një tjetër vend dhe më pas trupi i saj u soll atje ku edhe u gjet, nga autori ose autorët. Lirie Xhepa jetonte bashkë me djalin e saj dhe shtëpia ndodhet vetëm 200 metra larg vendit, ku ajo u gjet e pajetë.
Dashamir Xhepa, kunati i saj, është shpallur në kërkim, si autor i dyshuar i vrasjes, për shkak se nuk e lejonte që Liria të krijonte një lidhje të re dashurie, pasi bashkëshorti i kishte vdekur 10 vite më parë. Dy prej djemve të 49-vjeçares janë emigrantë dhe jetojnë prej vitesh jashtë shtetit, ndërsa një tjetër ndodhet në burg.
Ajo jetonte vetëm me djalin tjetër adoleshent, ndërsa fqinjët thanë se kjo familje njihej si e rregullt. Trupi i pajetë i saj u dërgua në morgun e Tiranës, për t’iu kryer ekspertiza, ndërsa janë marrë në pyetje edhe familjarë të tjerë dhe banorët e zonës. (A2 Televizion)