Ish zyrtari i FBI: Menduam shkarkimin e Presidentit Trump

Administrata e Presidentit Donald Trump reagoi ndaj komenteve të një ish-drejtori të FBI-së, i cili tha se dy vjet më pare zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit, menduan te përdornin një amendament kushtetues për të shkarkuar presidentin. Kjo mundësi u shqyrtua pasi Donald Trump, shkarkoi drejtorin e atëhershëm të FBI-së James Commey.

Në një intervistë televizive, Andrew McCabe tha gjithashtu se nisi një hetim ndaj presidentit mes shqetësimeve se një shkarkim I mundshëm I tij do të pengonte hetimet për bashkëpunimin e Trump me Rusinë. Departamenti i Drejtësisë, e cilësoi si te pasaktë dhe të gabuar versionin e McCabe. Ndërsa Trump tha se ish-zyrtari ishte një turp për FBI-në dhe Shtetet e Bashkuara.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN