Juve marshon drejt titullit, Ronaldo drejt rekordeve – A2

Juve marshon drejt titullit, Ronaldo drejt rekordeve

Juventusi ka marrë një fitore të pastër 3-0 në ndeshjen e parë të kësaj jave në Serie A, duke mposhtur Frosinonen në “Juventus Stadium”.

Dybala është rikthyer te goli me një asist nga Ronaldo që në minutën e 6 të pjesës së parë, ndërsa 11 minuta më vonë Bonucci dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i të përhershmit Ronaldo për të cilin është goli i 19 këtë sezon në Serie A, ndërsa ka dhënë edhe 8 asiste.

Me këtë fitore, Juventusi marshon drejt titullit në kuotën e 66 pikëve dhe me një diferencë prej 14 pikësh nga Napoli i vendit të dytë.

Shkarkoni aplikacionin e A2