Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kriza për murin, Presidenti Trump do shpallë gjendjen e emergjencës

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2019, 16:42 | Bota
Kriza për murin, Presidenti Trump do shpallë gjendjen e

Pikërisht kur u mendua se do të bënte një hap prapa sa i përket murit ndarës me Meksikën, presidenti amerikan Donald Trump vendosi të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare për të realizuar premtimin kryesor elektoral.

Ai do ta nënshkruajë projektligjin për sigurinë në kufi, që parandalon një mbyllje të re të qeverisë, por njëkohësisht do të veprojë për të anashkaluar kongresin e për të përdorur 8 miliardë dollarë nga fondet e ushtrisë për ndërtimin e murit. Zëdhënësja e shtëpisë së bardhë Sarah Sanders konfirmoi vendimin përmes një deklaratë, pak pasi republikanëve Mitch McConell ja dha lajmin senatorëve.

“Sapo fola me presidentin dhe më tha se do ta firmosë projektligjin. Në të njëjtën kohë po përgatitet të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare”, tha Mithc McConell.

Demokratët reaguan me zemërim duke e akuzuar Trumpin për abuzim të rëndë pushteti. Kryetarja e dhomës së përfaqësuesve Nancy Pelosi sugjeroi se nëse presidenti do të shpallte gjendjen e emergjencës, demokratët do të ngrinin padi.

“A e thashë se do ta sfidojmë ligjërisht këtë vendim? Kjo është një mundësi dhe ne do t’i vlerësojmë mirë opsionet tona. Ajo qe po ndodh në kufi nuk është një emergjencë, por një sfidë humanitare”, tha Pelosi.

Të dyja dhomat e kongresit e miratuan marrëveshjen e kompromisit që parashikon një fond prej vetëm 1.3 mld dollarësh për murin. Ai duhet të firmoset nga presidenti para se të kthehet në ligj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani