Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kursi i ri, Euro stabilizohet në 124,3 lek

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2019, 16:51 | Ekonomi
Kursi i ri, Euro stabilizohet në 124,3 lek

Tregu i këmbimit është stabilizuar këtë javë, me një euro që shkëmbehet në kuotën e 124.3 lekëve. Me shumë gjasë ky do të jetë kursi i ri i monedhës europiane, për të cilën ka folur më herët edhe Banka e Shqipërisë.

Gjatë vitit 2018, euro është zhvlerësuar me 10 lekë, ndikuar kryesisht nga faktorët e brendshëm dhe kanalet informale. Një ecuri e tillë e kursit të këmbimit ka vendosur në alarm agjentët ekonomikë që përdorin valutën e fortë, si eksportuesit, të cilët deklarojnë se po shkojnë drejt shkurtimit të fuqisë punëtore, si dhe familjet që jetojnë me paratë e emigrantëve. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë, janë rreth 74 mijë të tilla në të gjithë vendin.

Të avantazhuar nga rënia e euros janë kredimarrësit në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujorë, importuesit dhe tregtarët, që do t’i blejnë më lirë mallrat dhe produktet, si dhe qeveria, që do të paguajë më pak për borxhin e jashtëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë