Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Martohen nën ujë në ditën e Shën Valentinit

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2019, 22:58 | Lifestyle
Martohen nën ujë në ditën e Shën Valentinit

Disa çifte e kanë nisur jetën e tyre martesore, nën ujë, në ditën e Shën Valentinit. 9 nuse, veshur me fustanin e vellon e bardhë dhe bashkëshortët e tyre, u zhytën disa metra nën ujë, për t’u lidhur në martesë, në një ceremonitë veçantë, në Tailandë.

Nga pamjet duken çiftet, të cilët këmbejnë puthjet dhe bëjnë shenja dashurie nën ujë. Regjistruesit e martesës, të specializuar për zhytje, e organizuan ceremoninë, që zgjat për disa minuta nën ujë, duke bekuar çiftet e reja me ujë të shenjtë dhe petale trëndafili.

https://www.youtube.com/watch?v=tlqLKV94ems

Edhe certifikata e tyre martesore u firmos nën ujë. Ceremonitë martesore nën ujë, organizohen çdo vit, për 3 ditë rresht, duke nisur nga dita e Shën Valentinit. Pas ceremonisë nën ujë, ata marrin pjesë edhe në ritet budiste, për fat dhe bekimet në ditën e të dashuruarve. Në 1996, ky event u fut në librin e rekordeve botërore Guinnes, si martesat më të mëdha në botë nën ujë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë