Mesazhi i Bashës: Përgjegjësi e qeverisë çdo pengesë ndaj protestës së qytetarëve – A2

Mesazhi i Bashës: Përgjegjësi e qeverisë çdo pengesë ndaj protestës së qytetarëve

Lulzim Basha deklaroi se përgjegjësia për çdo pengesë që i bëhet të drejtës së shqiptarëve për të protestuar do jetë përgjegjësi vetëm e qeverisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu demokrat përveç apelit për t’iu bashkuar protestës së nesërme, listoi arsyet se përse qytetarët do të tubojnë nesër.

“Shqiptarët do të vijnë të bashkuar dhe të vendosur nesër në Tiranë! 16 shkurti është dita kur një popull që është vjedhur, është tradhtuar, është poshtëruar nga një klikë që e varfëron përditë, ngrihet të marre në dorë fatet e tij si çdo popull Europian”, thotë Basha. Ndërsa kujton se “në Europë ku duam të shkojmë, kur qeveria kapet duke vjedhur, ndëshkohet qeveria, ikin hajdutet në burg! Nuk vuan populli!”.

Shkarkoni aplikacionin e A2