Messi e Piqué, “pronarë” të Kupës “Davis”

Yje të futbollit, që realizojnë investime të rëndësishme edhe në sportet e tjera. Gerard Pique, presidenti i kompanisë Cozmo Tenis, e cila ka siguruar të drejtat e turneut prestigjioz, Kupa Davis për 25 vitet e ardhshëm, zbuloi një prapaskenë interesante.

Mbrojtësi konfirmoi se mes ortakëve është edhe kapiteni i Barcelonës, Lionel Mesi. Dy yjet blaugrana njihen prej 18 vitesh dhe bashkëpunimi në këtë projekt ka qenë natyral, për më tepër që edhe Mesi është i apasionuar i sportit të tenisit.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN