Opozita në protestë, Basha mesazh Ramës, kryeministri në Vlorë

“Protesta e 16 shkurtit mund të jetë e dhunshme dhe me pjesëmarrje të personave të dënuar më parë, të përgatitur për të shkaktuar incidente”.

Deklarata vjen nga Policia e Shtetit, e cila i bën thirrje organizatorëve të distancohen nga dhuna dhe nga personat me rekorde kriminale. Ndërsa qytetarët që nuk do të marrin pjesë në protestë të shmangin mjediset ku do te zhvillohet tubimi. Disa orë para protestës së opozitës, policia refuzon kërkesën e Partisë Demokratike për bllokimin e disa rrugëve dhe shesheve të tjera. Në njoftimin zyrtar policia bën të ditur se vendi i lejuar për protestën e 16 shkurtit është vetëm bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike, e cila deklaroi se rrugët e protestës nuk mund t’i caktojë policia, por qytetarët.

Thirrja e fundit, Basha mesazh Ramës

Lulzim Basha u shpreh nga “Astiri” se Edi Rama nesër do të iki në Vlorë, ndërsa pasnesër në azil, teksa foli për protestën e së shtunës.

“Shtëpitë e tyre nuk arriti ti prishë antiligji, oligarkët hajdutë nuk gjejnë vrimë miu ku të futen dhe Edi Rama, arroganti, fjalëpisti, kryehajduti po bëhet gati t’ia mbathë, nesër në Vlorë, pasnesër në azil. Ky është shembulli konkret i forcës që keni në duar bashkëqytetarët e mi, kurrë nuk mund ta ketë fatin tuaj në dorë asnjë qeveritar, fatin tuaj e keni në dorë ju, e bëni ju”, tha Lulzim Basha.

Si u ashpërsua retorika e Lulzim Bashës drejt 16 shkurtit…

Nga Korça në Mirditë, Rama “cinik” me Bashën

Gjatë turit për bashkinë që duam, kryeministri Edi Rama, më shumë se sa sulme, ka ironizuar në mënyrë cinike kundërshtarin politik Lulzim Basha. Të shtunën, në po të njëjtën orë me protestën, Rama ka zgjedhur në Qarkun që i besoi votën si deputet, të flasë për zgjedhjet lokale.

Çfarë mendojnë deputetët për protestën e opozitës?

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN